Një nga praktikat e reja që unë dhe Ruthi kemi nisur së fundmi është mbajtja e një ditari lutjeje. Ditarin tim e kam titulluar Liturgji, Lutje & Lavde dhe, në një kohë kaq të shkurtër, është kthyer një thesar për jetën time shpirtërore. Gjatë këtij viti, do të ndaj me ju disa nga reflektimet dhe lutjet që do të shkruaj në të. Një prej tyre, "Po të mos ishte Zoti me ne1", lindi nga leximi i Psalmit 124 gjatë një kohe veçimi me Zotin.
PO TË MOS ISHTE ZOTI ME NE
Po të mos ishte Zoti me ne
Shkatërrimin do quanim mik
Përqafuar me errësirën
Dhe stolisur plot me frikë
Po të mos ishte Zoti me ne
Mëkati do na dilte për zot
Vdekja do na gllabëronte
Shpirtrat tanë në Sheol
Po të mos ishte Zoti me ne
Nuk do njihnim kurrë shpëtim
Në vend të Krishtit, të gozhduar,
Ne do t’ishim në atë kryq
Po të mos ishte Zoti me ne
Ujërat do na kishin përpirë
Larg pranisë së Krijuesit
Përgjithmonë në errësirë
Por Ai është në anën tonë
Ndaj shkatërrim nuk do t’shikojmë
Errësirën e bën dritë
Frikë nuk ka në mesin tonë
Ai është në anën tonë
Mëkati, skllevër s’na mban dot
Vdekjen n’sy mund ta shikojmë
Shpirtrat tanë në të do t’rrojnë
Ai është në anën tonë
Ndaj shpëtimin puthim sot
S’ka dënim për ne në kryq
Krishti vdiq në vendin tonë
Zoti është në anën tonë
Dhe do t’jetë përgjithmonë
Në atë ditë kur të vijë sërish
Bashkë me Të do të mbretërojmë
Xhulio Poçi, Po të Mos Ishte Zoti Me Ne (28 dhjetor 2024)